Policia e Gramshit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e bir) për akuzën e “Dhunës në familje”. Sipas policisë këta dy shtetas janë përleshur respektivisht me nipin dhe djalin e xhaxhait për motive pronësie.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Islam Xhelo, 57 vjeç banues në fshatin Nartë Gramsh; Taulant Xhelo, 32 vjeç banues në fshatin Nartë Gramsh
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur (babë e bir), u bë pasi në fshatin Nartë të Njësisë Administrative Skënderbegas Gramsh, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie dyshohen të kenë goditur me sende të forta shtetasin A.Xh., 37 vjeç (nipin dhe djalin e xhaxhait) duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.











