Kandidati i pestë në garën për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm, ka prezantuar platformën e tij para deputetëve të Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Prokurori i Apelit të Durrësit Ferdinand Elezi, tha se sistemi i drejtësisë, në vend e kryesisht organi i prokurorisë, ka pasur problematika të theksuara.
“Sistemi i drejtësisë në vend dhe ndjekja penale ka probleme. Problematikë mbetet lufta ndaj korrupsionit. Nëse unë zgjidhem Kryeprokuror do të promovoj prokurorët më të përkushtuar”, u shpreh kandidati Elezi.












