Gjatë një takimi pune të organizuar nga OSBE, ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh se zgjedhjet janë hakeruar edhe në SHBA. Kjo solli reagime të shumta në Shqipëri, ku një prej tyre i përket ish-ministrit të Drejtësisë në qeverinë e parë të Edi Ramës, Ylli Manjani.
“Zgjedhjet në USA qenkan hakeruar”- thotë ambasadori i USA në Tiranë! Edhe këtë hall duhet ta mbajmë ne?! Apo duhet të lejojmë vjedhjen e votës në Shqipëri, qoftë dhe pa hakerim?! Shumë e çuditshme! Nuk po marrim më vesh tek cilat standarde duhet të besojmë!”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.












