LSI duket se ka nisur një betejë në distancë me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu, që vjen për shkak të mbështetjes, që ky i fundit i ka dhënë zgjedhjes së një Kryeprokurori të përkohëshëm me shumicë të thjeshtë. E teksa Lu ndryshoi kurs paraditen e sotme, duke kërkuar konsensusin e palëve për zëvendësuesin e Llallës, LSI iu kundërpërgjigj sërish me kreun e grupit, Petrit Vasili.
Në një shënim të shkurtër në Facebook, Vasili shprehet se Kryeprokurori duhet të zgjidhet vetëm duke respektuar Kushtetutën. Sipas tij çdo pazar tjetër qoftë në anglisht apo shqip, e zhbën atë.
Shënimi i Petrit Vasilit:
Reforma ne drejtesi ecen perpara vetem duke zbatuar Kushtetuten dhe ligjin tashme te reformuar.
Kjo na duhet!
Kompromisi politik, që zhbën kushtetuten dhe ligjin, s’mund te jete pazari i radhes, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht.
Ky nuk na duhet !











