Në Kosovë gjendet një fshat që bën thuajse çdo vit dekorimin më mbresëlënës për festat. Fshati Pjetërshan i Gjakovës edhe këtë vit ka marrë pamjen e një vendi përrallor. Pjetërshani është dekoruar në mënyrë të mrekullueshme për festën e Krishtlindjes dhe Vitin e Ri.
Fshati që gjendet pak kilometra larg qytetit të Gjakovës edhe këtë vit duket se do ta mbajë titullin e vendbanimit të dekoruar më së bukuri për festa në Kosovë. Fotografitë e këtij fshati, të realizuara nga fotografi Besim Ndau duken të mrekullueshme./Gazeta Express/






















