• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO/ Garës për kreun e akuzës i shtohet edhe një prokurore

droni by droni
11 December, 2017
in Kronika
0
EMRI & FOTO/ Garës për kreun e akuzës i shtohet edhe një prokurore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër emër i është shtuar garës për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm, pas përfundimit të mandatit në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Adriatik Llallës. Pas depozitimit të kërkesës për të garuar nga prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj, garës i është bashkuar edhe Arta Marku, prokurore në Shkodër, e cila gjithashtu garon për një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Marku, mësohet se është një propozim i kreut të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, ndërsa ajo ka një eksperiencë 15 vjeçare në prokurorinë shqiptare. 41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar studimet në vitin 1999, ndërsa shkollën e Magjisraturës në 2001-in. Referuar të dhënave në karrierën e saj si prokurore në Shkodër, Marku nuk ka pasur në dorë asnjë dosje të rëndësishme.
Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës.
Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zv/prokurore e këtij rrethi.
Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.
Deri më tani janë përfolur si kandidatë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj.
Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00. Emri i Arta Markut renditet ndër 68 emrat e parë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen vetingut.

Kallzimi penal nga Ministria e Drejtësisë
Në vitin 2008, Arta Marku ishte një ndër prokuroret për të cilat Ministria e Drejtësisë, depozitoi kallzim penal, ndërsa ka vënë në dijeni edhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Ka qenë një kontroll i ushtruar nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë të asaj kohe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe në Gjykatën e Apelit Shkodër me objekt verifikimin e fakteve mbi gjykimin, dënimin dhe kohëzgjatjen e qëndrimit padrejtësisht në burg të të dënuarit Arben Ndoja për 2 muaj e 13 ditë.
Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë bazuar në Urdhrin nr. 3318, datë 05/05/2008 të Ministrit të Drejtësisë dhe në nenin 6 të Ligjit nr. 8678, datë 14/05/2001 Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë?ka ushtruar kontroll në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe në Gjykatën e Apelit Shkodër. Objekt i këtij kontrolli ka qenë verifikimi i fakteve mbi gjykimin, dënimin dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në burg të të dënuarit Arben Ndoja.
Drejtoria e Inspektimit në përfundim të procedurës administrative të kontrollit paraqiti rezultatet e këtij kontrolli në raportin përkatës, në përfundim të të cilit nxirrte edhe konkluzionet se: i dënuari Arben Ndoja ka qëndruar padrejtësisht në burgim për 2 muaj e 13 ditë dhe se; Prokurori i Gjykatës së Apelit Shkodër Brahim Dragjoshi dhe prokurorja e Gjykatës së Rrethit Shkodër Arta Marku, e ngarkuar me ekzekutimin të vendimeve penale nuk kanë zbatuar Kreun III të Urdhrit nr. 72, datë 01/03/2004 ?Për ekzekutimin e vendimeve penale dhe mbikëqyrjen e vuajtjes së dënimit me burgim? të lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm.
Gjithashtu mësohet se, këta dy prokurorë nuk kanë zbatuar dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe dispozitat e Ligjit nr. 8331, datë 21/04/1998 ?Për ekzekutimin e vendimeve penale?.
Në përfundim të kontrollit, duke analizuar faktet e paraqitura në këtë raport kontrolli, Ministri i Drejtësisë arrin në konkluzionin se janë zbuluar fakte që përbëjnë veprat penale: të heqjes së padrejtë të lirisë të parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal; të shpërdorimit të detyrës të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe; të kryerjes së veprimeve arbitrare të parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.
Meqë të tria këto vepra penale, në interpretim të nenit të Kodit të Procedurës Penale, ndiqen kryesisht, Ministri i Drejtësisë paraqiti kallëzim penal te prokuroria e Rrethti të Shkodrës, duke vënë në dijeni edhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Burime nga Ministria e Drejtësisë, saktësuan se ky veprim i Ministrit të Drejtësisë, u ndërmor bazuar në nenin 281 pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se, ?Kur, gjatë një procedimi civil ose administrativ, zbulohet një fakt që përbën vepër penale që ndiqet kryesisht, organi përkatës bën kallëzim te prokurori?.
Më tej të njëjta burime të Ministrisë së Drejtësisë shtuan se ky kallëzim penal strukturohet sipas kritereve formale të përcaktuar në nenin 281 pika 4 të Kodit të Procedurës Penale, në të cilin parashikohet se, kallëzimi përmban elementët thelbësorë të faktit, burimet e provës, gjeneralitetet, banimin dhe çdo gjë tjetër që vlen për identifikimin e personit të cilit i atribuohet fakti, të personit të dëmtuar dhe të atyre që janë në gjendje të sqarojnë rrethanat e faktit?.

Tags: kandidatetprokurori i Pergjithshem
Previous Post

DEAJE/ Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, rihapet dosja e një vrasje në vitin 2007

Next Post

EMRI & FOTO/ Bulqizë, atentat me armë një personi me disa precedentë penalë

droni

droni

Next Post
EMRI & FOTO/ Bulqizë, atentat me armë një personi me disa precedentë penalë

EMRI & FOTO/ Bulqizë, atentat me armë një personi me disa precedentë penalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.