Policia e Korçës ka prangosur dy të rinj pasi akuzohen për 1 vjedhje. Oficerët e Krimeve kapën dhe arrestuan në flagrancë 19 vjeçarin Xheki Muslli dhe 23 vjeçarin Taulant Gjatolli, të dy banues në fshatin Bulgarec.
“Arrestimi i tyre është bërë sepse një ditë më parë në fshatin Bulgarec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur portofolin 32-vjeçarit me inicialet T. Ç., banues në Bulgarec. Brenda portofolit ishin disa dokumente dhe një sasi lekësh. Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për akuzën e ‘vjedhjes së kryer në bashkëpunim’”, thuhet në njoftimin e policisë.












