Një 57-vjeçar nga fshati Levan i Fierit është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur dhëndrin e tij me armë gjahu. Mëoshet se Rrahman Leka ra në prangat e policisë pasi për motive pronësie, i ka drejtuar armën dhëndrit të tij me iniciale G. S., 47 vjeç. Ai madje ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
“U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për akuzat e ‘Dhunës në familje’ dhe ‘Kanosje’”, njofton policia.











