‘Kënga Magjike’, një nga eventet kryesore muzikore në vend ka shpallur mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, fituesin e çmimit të madh. Ajo është këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila triumfoi më këngën “E Çmendur”. Konkurrenca mbeti e fortë midis saj dhe Elhaida Danit deri në pikën e fundit. Fitorja u vendos për vetëm një pikë, pasi 999 i shkuan Anxhelës dhe 998 Elhaidës. Ndërkohë në vendin e tretë u pozicionua këngëtarja Fifi.
















