Instituti i Gjeo Shkencave njofton se reshjet e sotme të shiut do të vijojnë deri nesër paradite. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Në zonat malore priten reshje dëbore. Ekipet e Emergjencës janë në gatishmëri për të evakuuar banorët e rrezikuar nëse do të ketë dhe zhbllokimin e rrugëve. Vëmendja më e madhe është në veri të vendit, pasi nga reshjet e dëborës pritet që të ketë bllokime të akseve të thella malore.















