Vizita 2-ditore e Edi Ramës në Shkodër, është përcjellë sot me protesta nga të rinjtë e këtij qyteti.
Me parullat në duar, “Qeveri e krimit”, “Qeveri e drogës”, “Qeveri e plehrave”, “Poshtë Edi Rama”, etj, të rinjtë u grumbulluan para ambienteve ku ndodhej kryeministri.
Një situatë e tillë është përcjellë me “alarm” nga ana e Policisë, e cila, siç shihet edhe nga pamjet, ka ndërhyrë me efektivë me uniformë, apo edhe civilë, për të ndaluar protestën, por edhe për të identifikuar protestuesit… DRONI.al











