• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Bardhyl Londo: Takimi i parë te reparti i “Rrapit të Trishit”, si e gjeta Berishën duke lexuar fshehurazi Dostojevskin

droni by droni
9 December, 2017
in Uncategorized
0
INTERVISTA/  Bardhyl Londo: Takimi i parë te reparti i “Rrapit të Trishit”, si e gjeta Berishën duke lexuar fshehurazi Dostojevskin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bardhyl Londo, shkrimtari i njohur, ish-deputet i PD-së hedh dritë mbi shumë ngjarje zinxhir, të cilat sipas tij çuan në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Z. Londo thotë për “Gazeta Shqiptare” se lëvizja e dhjetorit ishte veçse kurorëzimi i një përgatitjeje të gjatë nga intelektualë të ndryshëm, të cilët jo rastësisht më vonë, në dhjetor të ’90-ës u identifikuan si ‘pardesytë e bardha’. Revoltën e tij ndaj diktaturës, Londo e shfaqi më herët, diku në prill të ’90-ës me poemën “Thirrjet e gjakut”, e cila mund t’i kushtonte edhe jetën. Bardhyl Londo, në atë periudhë kryeredaktor i gazetës “Drita”, tregon për njohjen e parë me doktorin Sali Berisha tek reparti ushtarak i ‘Rrapit të Trishit’, takimet e mëvonshme në Bibliotekën Kombëtare dhe bashkëpunimi i gjatë me të në PD.

Z. Londo, si ishte situata në Tiranë para fillimit të protestave në dhjetor 1990?
Nga më të rëndat që ka kaluar Shqipëria kur nuk ka pasur ndonjë invazion ushtarak të huaj. Mizerjes ekonomike, radhëve të gjata nëpër dyqane për elementët më të thjeshtë të jetesës si buka dhe qumështi, mungesës së elektricitetit ose racionimit të tij u ishte shtuar edhe depresioni dhe zhgënjimi i pandreqshëm se Shqipëria është e dënuar kushedi nga çfarë fuqie e jashtëzakonshme, hyjnore apo e tokësore, të mbetej gjithmonë e mjerë, larg zhvillimeve që tashmë kishin ndodhur në vendet e tjera të Evropës Lindore; të mbetej pra, si një dele e zezë në Evropë dhe pse jo, në botë. I gjithë ky dëshpërim i frikshëm ishte plotësisht i justifikuar. Regjimet komuniste kishin rënë një nga një në të gjithë Europën Lindore. Kishin rënë në mënyrë spektakolare duke ngjallur një entuziazëm dhe një shpresë plot dritë në të gjithë botën. Kënga “Wind of change” ishte bërë në një farë mënyre himn i njerëzimit. Në dhjetor të vitit 1989 ra edhe një nga bastionet më famëkeqe të historisë së komunizmit botëror, diktatura e përgjakshme e Çausheskut në Rumani. Spektaklin, por edhe përgjakjen e rrëzimit të kësaj diktature e ndoqa njëzet e katër orë pa lëvizur nga ekrani i televizorit. Natyrisht, nga televizioni jugosllav, i cili e transmetoi live të gjithë ngjarjen, sepse për Televizionin Shtetëror Shqiptar as që mund të mendohej që të jepte diçka të rëndësishme nga ato që ndodhnin në Rumani. Gëzimit të përmbysjes së diktaturës në Rumani iu shtua një trishtim dhe dëshpërim shumë i madh: Shqipëria përsëri kishte mbetur e fundit, e braktisur, e nëmur, e vetmuar, në dorë të atyre që e kishin drobitur dhe plaçkitur për gjysmë shekulli rresht. Ishte një nga situatat më depresive dhe më të dëshpëruara që po kalonte vendi ynë. U desh edhe një vit tjetër nga dhjetori i vitit 1989, në dhjetorin e vitit 1990 që revolucioni antikomunist të vinte nga Rumania në Shqipëri. Ishte paradoksalisht një kohë shumë e gjatë, ashtu siç ishte shumë dëshpëruese që Shqipëria përsëri mbeti e fundit nga vendet e Evropës, që u fut në rrugën e Zotit, siç thuhet.

A ishin shkrimet e intelektualëve gjatë periudhës prill-qershor 1990, ato që ndezën shkëndijat e para të demokracisë? Kam parasysh këtu emrat e intelektualëve që habitën opinionin shqiptar me guximin e tyre. Pa pretenduar se mund të bëj një listë përfundimtare, mund të përmend emra të tillë si ju, Ylli Popa, Sali Berisha, Kujtim Çashku etj.
Shkrime të tilla, patjetër që kanë luajtur një rol jo të vogël në ndërgjegjësimin e njerëzve, sepse para së gjithash, i ndihmonin ata të mposhtnin frikën që diktatura e tmerrshme gjysmëshekullore ua kishte injektuar në çdo qelizë të trupit. Por, rolin kryesor e luajti dikush tjetër. Komunizmi ra nga mbipesha e tij, në kuptimin që e kishte tepruar aq shumë, kishte tejkaluar çdo masë dhe hamendje njerëzore me zullumet e veta, sa nuk kishte më as Zot, as djall që ta shpëtonte dhe ta mbante më këmbë më. Dhe, e dyta, ngjarjet në vendet e tjera të Europës Lindore nuk mund të mos arrinin edhe në Shqipëri, sado e veçuar dhe e vetizoluar të ishte kjo e fundit.

Çfarë nënkuptonte poema juaj “Thirrjet e gjakut”, botuar në gazetën “Drita”, më 8 prill 1990? Si u prit ajo, cilat ishin reagimet?
Nënkuptimin, apo kuptimin direkt më saktë, e ka që në titull, gjaku shqiptar, ai i riu, por edhe shekullori thërrisnin, ose më drejt ulërinin për ndryshim, për bashkim me Europën, për rikthimin e Shqipërisë në një vend si gjithë të tjerët. Jo rastësisht poema u botua pikërisht në përvjetorin e vdekjes së diktatorit Hoxha.
Vetë përjetova dy gjendje krejt të kundërta, frikën se mosguximin apo “marrëzinë” time, siç u shpreh një miku im, e paguaja shtrenjtë dhe të kundërtën e saj, kënaqësinë e leximit dhe përhapjes së shpejtë e të menjëhershme të poemës. Atë ditë gazeta mbaroi shumë shpejt, njerëzit e kalonin nga dora në dorë. Të tjerë kur gjenin mundësinë, e fotokopjonin për ta shpërndarë përsëri. Vonë, shumë vonë, pas shumë vitesh, shkrimtari dhe fotoreporteri i njohur Besim Fusha më dhuroi një faqe gazete të fotokopjuar ato ditë dhe që e kishte ruajtur me kujdes, ku ishte poema ime. Mbrëmjes, në sheshin “Skënderbej”, ku bëhej shëtitja e famshme e atëhershme, shpesh më kapte veshi vargje nga poema. Pëlqeheshin sidomos vargjet “një aeroplan ulet/ një tjetër ngrihet”, “që bënte fjalë për jetën luksoze të bllokut dhe të nomenklaturës së lartë komuniste.

Si ndihej fundi i diktaturës në gazetën “Drita” dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve?
Në gazetën “Drita” ishim një grup shumë i mirë, të gjithë të lidhur me mish e me shpirt me lëvizjen antidiktaturë. Madje disa prej tyre, si Rudolf Marku, Teodor Keko, Lazër Stani, Arben Kallamata ishin aq radikalë sa duhej “t’u injektonim qetësues për t’i përmbajtur”. Ne i hapëm faqet e gazetës për mendimin intelektual, duke iu hyrë në pjesë shkrimeve për letërsinë dhe artet. Ky ishte një vendim unanim, i marrë në mbledhjen e redaksisë. Në një farë mënyre, në mungesë të shtypit opozitar, e morëm përsipër ne, me sa kishim mundësi për ta kryer këtë rol. Ju përmendët me të drejtë disa shkrime dhe autorë, por unë mund të shtoj edhe emra e shkrime të tjera po aq të guximshme, madje edhe më të guximshme. Vendimi që morëm nuk u gëlltit lehtë nga pjesa e Lidhjes, që ishte e lidhur shpirtërisht dhe materialisht me diktaturën. Ata na akuzuan se po shkatërronim gazetën, duke i ndryshuar drejtimin. Argumenti i tyre ishte i vërtetë, por shumë tinëzar dhe dashakeq. Nuk e kishin fare hallin tek orientimi i gazetës, por tek cenimi i statukuosë që u kishte siguruar diktatura. Për fat të keq me këtë mendim, të ndryshimit të orientimit të gazetës bashkohej edhe një pjesë e Lidhjes, por në mënyrë krejt naive e të pafajshme; ajo pjesë që e mendonte letërsinë dhe artet si “të paprekshme”, “hyjnore”, “qiellore” etj., etj..
Në një farë mënyre, kjo ishte gjendja e Lidhjes në prag dhe gjatë ditëve të lëvizjes së dhjetorit. Një pjesë që e përkrahte me gjithë shpirtë, një pjesë që nuk e dëshironte, madje e urrente e iu kundërvu asaj dhe një pjesë, e cila nuk ishte as mish, as peshk dhe që notonte nëpër ujërat e mykura të letërsisë dhe artit mbi gjithçka dhe mbi këdo.

Si e mbani mend fillimin e lëvizjes së dhjetorit dhe kur iu bashkuat asaj?
Fillimi i lëvizjes së dhjetorit nuk besoj se ka ndonjë datë fikse. Duhet të kthehemi shumë prapa në histori dhe të kujtojmë gjithçka që përgatit atë. Dhe këtu nuk është fjala thjesht për dhjetorin, nëntorin apo tetorin. Bëhet fjalë për një kohë shumë më të gjatë. Dhjetori ishte kurorëzimi i shpërthimit të kësaj lëvizjeje, e cila kishte muaj që përgatitej, qoftë edhe në mënyrë të paorganizuar. Sidoqoftë, ka një shenjë: intelektualët që u morën me organizimin e lëvizjes së dhjetorit, nuk e di si, pse, qysh dhe nga, mbanin zakonisht pardesy të bardha. Aq shumë u bë e modës kjo ngjyrë pardesysh, sa dikush e quajti në mënyrë figurative, por edhe të goditur “Dhjetori i pardesyve të bardha”. Kur iu bashkova? Atëherë, me humor thoshim, “po punojmë me dy turne”. Arsyeja ishte e thjeshtë: mbaronim sa më shpejt punën në gazetë dhe pastaj deri vonë rrinim në Qyteti Studenti, i cili në ato kohë ishte ‘Meka’ dhe ‘Jeruzalemi’ i shqiptarëve.

Si jeni njohur me z. Berisha dhe protagonistët e tjerë të lëvizjes?
Pothuajse të gjithë i kisha takuar dhe njohur prej kohësh. Me zotin Berisha jemi takuar në rrethana që nuk harrohen lehtë, tek reparti ushtarak i ‘Rrapit të Trishit’, Berisha mjek i porsadiplomuar dhe unë ende student. Meqë kisha dy net që nuk më zinte gjumi, u drejtova në çadrën e infermierisë. Mjeku kishte ulur kokën me flokët e qethura shkurt mbi një libër dhe ishte përqendruar aq shumë sa nuk e ngrinte kokën fare. Prita disa sekonda dhe u kollita për t’i tërhequr vëmendje. Ai ngriti kokën dhe më pyeti si e kisha punën. Pagjumësia, i thashë. Mirë – më tha dhe më dha dy hapa. Njërën pije këtu, tjetrën në kapanon. Pastaj u zhyt përsëri në faqet e librit. Unë, mosbesues, nuk lëviza vendit. Doktori u shkëput nga libri dhe më pyeti pse nuk ikja. Do më thuash të vërtetën – i thashë – do të më zërë vërtetë gjumi, apo m’i dhe hapat vetëm për efekt psikologjik? Ai u ngrit në këmbë dhe me një ton krejt të ndryshëm nga i pari, më tha: ‘Po ti e shikon që është ora gati tre e mëngjesit dhe unë nuk fle dot për vete”? Përfitova nga fakti që u ngrit më këmbë dhe i hodha një sy librit, ishte Dostojevski. Nuk më kujtohet në ç’gjuhë, por me siguri në rusisht. Shqip jo e jo, sepse ishte i ndaluar dhe nuk ishte përkthyer fare. Berisha ishte lexues i rregullt dhe i vëmendshëm i gazetës “Drita”. Jo rrallë të dielave në mëngjes pinim kafe tek Pesëmbëdhjetëkatëshi, siç i thoshim atëherë hotel “Tiranës” dhe kur shkoja unë, ai e kishte mbaruar gazetën dhe më bënte “analizën” e hollësishme. Ishte shumë kërkues, por kishte të drejtë në ato që kërkonte dhe që ne nuk mund t’i realizonim për arsye që dihen.

Si u arrit tek themelimi i PD-së dhe cilat janë bisedat që iu kanë mbetur në mendje?
Unë nuk kam qenë pjesë e grupit apo grupeve që u mor direkt me themelimin e PD-së, kështu që nuk mund të flas për to. Ajo që më ka mbetur në mend dhe s’do ta harroj për gjithë jetën ishte mitingu madhështor me rastin e deklarimit të shpalljes së PD-së në Qytetin Studenti. Nuk mund ta harroj entuziazmin, dalldinë, ekstazën dhe dehjen e asaj turme aq të madhe. Një dehje dhe trullosje të tillë do ta shikoja pas disa muajsh në sheshin “Skënderbej” ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit.
Ishte një gëzim i shumëpritur, i ligjshëm. Por mua më ngjante me gëzimin e trojanëve kur kujtuan se ikën grekët. E ndjeja që ishte shumë herët për t’u entuziazmuar aq shumë, e dija që zhgënjime po aq të mëdha do të pasonin. Duke zbritur nga kodra ku është Qyteti Studenti, si për të paralajmëruar zhgënjimin e parë, filloi një shi i furishëm. Atëherë më erdhën në mendje vargjet që i botova pak më vonë, profecia e të cilëve nuk do të doja kurrë të dilte e vërtetë: ‘Pushuan thirrjet entuziaste, U ulën gishtat si një V ngritur në erë. Atëherë u kujtuam që këpucët na fusnin ujë dhe lata e druve duhej prerë…’.

A besoni se brenda PD kishin depërtuar njerëz të Sigurimit të Shtetit?
Do të ishte e çuditshme po të mos kishin depërtuar. Por, sado të duket e tmerrshme, nuk është kjo e rëndësishmja. E rëndësishme është a kishte PD frymën e këtyre njerëzve dhe a mbronte interesat e tyre. PD asnjëherë nuk ka pasur frymën e tyre, siç e kanë zakonisht ku më shumë e ku më pak partitë që e kanë origjinën nga partitë e dikurshme komuniste dhe që kudo, me përjashtim të Shqipërisë, tani janë shndërruar në fosile ose në forca të parëndësishme politike.

Përse u përça PD ndër vite dhe përse u copëzua kaq shumë?
Janë të shumta dhe të ndryshme arsyet. Do të shkonte shumë gjatë po të përmendnim edhe një pjesë fare të vogël të tyre. Por kryesorja sipas meje është se ajo qysh në fillim nuk u ndërtua mbi parime të tilla demokratike sa t’i siguronin një mbijetesë të gjatë. Natyrisht, parimet mbi të cilat u ngrit dhe u udhëhoq ishin demokratike, por nuk ishin në atë masë sa t’i siguronin një mbijetesë të tillë të gjatë, të cilën e pretendon pyetja juaj. Dhe shkaku i dytë, sipas meje, është qeverisja ose më saktë keqqeverisja. Sidomos katër vitet e dyta të mandatit qeverisës 2005-2013 kanë qenë fatale dhe kanë ndikuar shumë në shpërbërjen dhe uljen e besimit tek PD. Ministrat që qeverisën në emër të PD gjatë viteve 2009-2013 janë përgjegjës kryesorë për gjendjen në të cilën ndodhet PD sot.

Si mund të ringrihet Partia Demokratike sot?
Të rithemelohet. Jo të arnohet nga po të njëjtit ‘rrobaqepës’ që përgatitën ‘shqepjen’ e saj. Dhe më tej, as PD, asnjë parti tjetër nuk mund të ringrihet me mllef e me urrejtje, por me dashuri. “Në zemrën që digjet nuk hyhet me çizme, por me ledhatime”. Valentina Madani, GSH

Tags: Bardhyl Londosali berisha
Previous Post

VIDEO & EMRI/ Maskat “boshatisin” marketin, policia arreston pijanecin që mori një shishe raki

Next Post

Presidenti i PPE: Krimi dhe droga në Shqipëri problem, duhet sundimi i ligjit për të hyrë në Europë

droni

droni

Next Post
Presidenti i PPE: Krimi dhe droga në Shqipëri problem, duhet sundimi i ligjit për të hyrë në Europë

Presidenti i PPE: Krimi dhe droga në Shqipëri problem, duhet sundimi i ligjit për të hyrë në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.