Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dje në prezantimin e Aktit Normativ të buxhetit 2017 në Komisionin e Ekonomisë, deklaroi se pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit. Ai theksoi se fondi për shpërblimet do të jetë 18 milionë dollarë.
Por e vërteta është se pensionistët do të përfitojnë një shumë qesharake si shpërblim. Vetëm 3 mijë lekë për një nga shtresat që has më tepër vështirësi për të përballuar jetesën në Shqipëri. Vendimi i posaçëm për shpërblimet do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, ku pritet që përfitues të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.











