Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar mesditën e sotme seanca gjyqësore për të arrestuarit për trafik droge me kamion drejt Italisë nga Porti i Durrësit e Vlorës. Gjykata caktoi masën arrest me burg për kryepolicin e Fierit, Festim Lelaj dhe bashkëpunëtorët e tij, shumë prej të cilëve kanë mbajtur poste si doganier e oficer në portin e Durrësit. Gjithashtu u lanë në burg Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Altin Katundi, Mikael Hila, Festim Lelaj, Skënder Siceqja dhe Arbi Mustafa, të gjithë pjesëmarrës në veprën kriminale të trafikimit të mbi 3 ton kanabis drejt Italisë.











