Lidhur me debatin që po zhvillohet në Komisionin e Ligjeve dhe në distancë midis liderëve politikë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ka reaguar edhe Delegacioni i BE-së në Tiranë. “Kuvendi duhet të procedojë në respekt të ligjit pasi Ligji për Prokurorinë ka dispozita ta qarta tranzitore. Dispozitat konfirmohen në Opinionin e Euralius dhe OPDAT-it”, thuhet në një deklaratë të delegacionit të BE-së.
Më herët në një reagim të ngjashëm që bie ndesh me fushatën e tyre pro reformës në drejtësi dhe vettingut në organet e gjyqësorit dhe prokurorisë e bëri edhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu.












