Ditën e nesërme do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Moskonstituimi i këtij institucioni është një nga faktorët që ka ndikuar edhe në ngërçin e krijuar në zgjedhjen e personit që do të zëvendësojë Adriatik Llallën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Hedhja e shortit do të bëhet në praninë e zv/kryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi dhe përfaqësues të grupeve parlamentare e përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Tiranë.
Lista nga Gjykata Kushtetuese përmban emrat: Gani Dizdari; Fatos Lulo; Besnik Imeraj; Viktore Tusha; Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha
Lista nga Prokuroria përmban emrat: Rovena Gashi; Gentian Trenova dhe Fationa Memçaj etj…
Lista nga Gjykata e Lartë përmban emrat: Edmond Islamaj; Tom Ndreca; Artan Zeneli etj…















