Pas lajmit dhe letrës së publikuar në media, se 8 mjekë të Urgjencës së QSUT kanë dhënë dorëheqjen, drejtori i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Arben Cici me porosi nga Presidenti po ndjek nga afër problemin e ngritur me mjekët e Urgjencës së Tiranës.
Sipas burimeve mësohet se Cici ka kontaktuar mjekët e Urgjencës për t’u njohur me problematiken e krijuar në Urgjencën e Tiranës pas letrës ku shkruanin se kushtet e punës dhe mbingarkesa e krijuar i kishin bindur për të marrë këtë lëvizje.











