Policia e Sarandës ka prangosur dy persona, që akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se njëri prej tyre është arrestuar pasi i janë gjetur dy doza të llojit të lëndës narkotike heroinë, ndërsa tjetri është arrestuar për kundërshtim të forcave të rendit.
Njoftimi nga policia: Policia ka arrestuar dy shtetas për vepra të ndryshme penale! Specialistët e Seksionit për trafiqet dhe Narkotikët në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasin: Ibrahim. D., 38 vjeç, banues në Sarandë. Këtij shtetasi, gjatë një kontrolli policor i janë konstatuar 2 doza lëndë narkotike e llojit heroinë. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisriatin e Policisë Delvinë kanë arrestuar shtetasin: Ardian. S., 46 vjeç, banues në Delvinë. Shtetasi i mësipërm ka kundërshtuar forcërisht punonjësit e policisë të Komisariatit Delvinë gjatë kryerjes së detyrës. Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.












