Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme një gomone 7 metra në ujërat e Detit Jon në Vlorë. Dy persona u arrestuan si posedues të saj, të cilët janë me shtetasit inicialet E. Bushi dhe E. Belaj. Sipas ‘Klan’, gomonia është zbuluar nga Qendra Operacionale Durrës, menjëherë sapo doli në në det të hapur. Mjeti lundrues është dërguar në Triport, ndërsa vijojnë hetimet për aktivitetin e mjetit lundrues nëse është përdorur për veprimtari të paligjshme nga grupet kriminale të trafikut të drogës.












