Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgëzuar peshëngritësen Romela Begaj për suksesin e jashtëzakonshëm që arriti në SHBA, duke u shpallur kampione bote. Një triumf i tillë vjen pas 45 vitesh për Shqipërinë në këtë disiplinë sportive. “Teksa ngriti shtangën e rëndë, Romela Begaj mbajti lart dhe zemrën e shpirtin e çdo shqiptari, duke na dhuruar një emocion qe na kishte munguar. Krenari e mirënjohje për medalisten e artë, kampionen Romela Begaj!”, shkruan Basha në Facebook.











