Përmbytjet vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Gjirokastër, ku raportohet se disa ura që lidhin 5 fshatra të Dropullit me qytetin janë shembur në orët pas mesnatës. Mësohet se bëhet fjalë për rreth 1500 banorë të bllokuar nga vërshimi i ujrave. Fshatrat Selo, Klihar dhe tre të tjerë po vuajnë aktualisht edhe mungesën e energjisë elektrike dhe atë të ujit të pijshëm. Ndërkohë që bëhet e ditur se këto fshatra kanë pësuar humbje të konsiderueshme në banesa, bagëti, bazë ushqimore dhe prodhime bujqësore.












