Nje person ka vare veten sonte ne mbremje ne nje fshat ne Perondi.
Sipas policise ajo ka marre nje njoftim rreth orës 21:00, se në fshatin Perondi, Kuçovë, një shtetas dyshohet se është vetvarur.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:
Shtetasi H.A, 67 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Trupi i pa jetë është gjetur nga familjarët.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











