KESH në njoftimin e saj më të fundit thekson se në Kaskadën e Drinit është konstatuar një rënie e sasisë së prurjeve në basenin e hidrocentralit të Fierzës. Aktualisht, kuota e nivelit në këtë hidrocentral ka arritur në 274.66 m ndërsa prurjet janë në masën e 600 m3/s. Në hidrocentralin e Komanit prurjet janë 250 m3/s ndërsa kuota është në 172.27 m. Në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet janë 50 m3/s ndërsa kuota ka arritur në 75.10 m. Nuk ka shkarkime në asnjërin nga tunelet e të tre hidrocentraleve dhe situata paraqitet nën kontroll të plotë, ndërsa KESH po zbaton regjimin e përcaktuar në rregulloren e plotave.












