Lumi Osum me vërshimin e tij gjatë dy ditëve të fundit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Poliçanit, ku janë përmbytur rreth 31 hektarë tokë. Fshatrat e prekura nga përmbytjet janë Mbrakull, Fushë-Peshtan, Bregas, Vodicë, prej të cilave 25 hektarë tokë gjendjen ende nën ujë. Prurjet e dendura të lumit kanë shkaktuar përmbytje në stacionin e pompimit të fshatit Mbrakull, duke e dëmtuar dhe nxjerrë jashtë funksionit. Ndërkohë situata është problematike në fshatrat Fushë-Peshtan dhe Tozhar, pasi janë dëmtuar tërësisht urat pasarel që lidhin fshatrat me pjesën tjetër.



















