Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka njoftuar pak më parë se ka nisur tërheqja e ujrave të Vjosës në shtratin e saj natyror. Sipas EC nuk ka më kalime uji mbi argjinaturë dhe përmirësimi ka nisur pas orës 04:00 të mëngjesit. Gjithashtu bëhet me dije se ekipet operacionale ndodhen në dispozicion të shtabeve të emergjencës sipas kërkesave të fshatrave me probleme.











