Zgjerimi i shtratit të Përroit të Gurrës, ka lënë pa energji fshatrat Vergoi e Senica. Sipas informacioneve që sjell korrespondentja e “Panorama ‘ situata është shumë e rënduar për zonën, veçanërisht në furnizimin me energji elektrike. Kjo gjë konfirmohet edhe nga drejtuesit e OSHEE Sarandë.
Nga prurjet e shumta përroi ka marrë me vete dhe shtatë shtylla së bashku me linjën elektrike. Në kushtet e shirave të rrëmbyeshëm të një natë më parë ka qenë e pamundur vendosja e shtyllave. Për emergjencë është vendosur një linjë për të furnizuar me energji fshatrat Fushë Vërri, Kalasë e Tatzat, duke u vendosur tre shtylla provizore. Ndërkohë fshatrat Vergo e Senicë janë ende pa energji elektrike.












