Situata nga përmbytjet nuk paraqitet aspka pozitive në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku niveli në rritje i prurjeve në lumin Vjosë, ka shkaktuar pengesa në qarkullim e automjeteve. Sipas raportimit të ORA News uji po avancon me 20 centimetër, ndërsa policia ka ngritur një postbllok për të mos lejuar kalimin e automjeteve për shkaqe sigurie. Në aksin Levan-Tepelenë qarkullimi është devijuar nga rruga e vjetër, ndërsa mësohet se janë përmbytur qindra hektarë tokë.











