• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveri e lagur, Shqipëri e përmbytur!

droni by droni
2 December, 2017
in Kryesore, Opinion
0
AGRON GJEKMARKAJ/ Pse Rama shfaqet i relaksuar në fushatë, a mos ka ndonjë aneks bashkëqeverisje marrëveshja me Bashën?

Agron Gjekmarkaj

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Prej dy ditësh, mbi vendin tonë duhia e motit s’ka të ndalur. Pamjet anekënd Shqipërisë janë të trishta! Fuqia e ujit dhe ambicia e tij për të mbuluar territorin e vendit të shpie në kohet e zanafillës kur krijimi i rruzullimit ndodhte mes të tillash pështjellime. Arka e Noas duket më shumë realitet sesa mitologji, teksa shesh shtëpitë që zhyten gjithnjë e më shumë mes vorbullës. Hyu, natyra dhe papërgjeshmëria ndër vite po e vënë nën tehun e provës së rëndë njeriun e gjorë. Në krye të herës duhet thënë se qysh ditën kur menduam se jemi të lirë, filluam ta përdorim lirinë me duf dhe egërsi bishash kundër shtratit të lumenjve, pyjeve, kanaleve, duke prishur ekuilibrin e gjithhershëm mes tokës, ujit dhe ajrit, i cili për sa kohë banori nuk grishej nga egoja e shëmtisë apo e dhunimit, i siguronte paqe edhe atij! Sinoret e marrisë nuk kanë të ndalur në turravrapin e zaptimit, aqsa u ndërtua pa asnjë kriter brigjeve të lumenjve dhe fushave në sy të ciklonit. Për një grusht vota u lejuan matrapazët të gërryejnë shtratin e lumenjve!

Për një grusht vota u lejuan vrasësit e lisave, pishave, shkozave e qarrave t’i prisnin ato duke i shndërruar malet, monopatet, zabelet dhe kreshtat në tullace, si koka ushtarësh. U duhej një grusht vota kudo, në Veri dhe në Jug, në Lindje dhe Perëndim, për të marrë pushtetin, për të sunduar dhe sidomos për t’u pasuruar. Fëmijët e tyre, falë Zotit, nuk janë në rrezik! Fëmijët e tyre, falë Zotit dhe prindërve, apokalipsin dhe dramën e bashkëmoshatarëve të tyre nën ujë apo tek mbledhin krom rrëpirave të Bulqizës e shohin nga ekrani, deri sa, të bezdisur, ndërrojnë stacion në kërkim të një filmi.

Për një grusht vota gjithçka tolerohej. Për një grusht vota jeta dhe katandia e këtyre njerëzve vit pas viti është në rrezik.

Gjatë një 27 viteve qeveritë tona lejuan pa dallim ideologjik vdekjen ekologjike të asaj toke ku u ka rënur koka dhe në mënyrë abuzive e thërrasin atdhe. Atdheu për ta është një lopë që e mjelin me radhë! Ndaj retorika politike këto ditë ka ngjyrën e një kërme dhe profumin e saj. Akuzat janë të njëjtat ndër vite.

Kur mbytej Shkodra, vite më parë, Opozita e majtë gjuante poshtë brezit, bënte spektakël me dhimbjen dhe fatkeqësinë. Sot ajo është në Qeveri. Rrota lëvizi e ia behu radha e saj për të pësuar goditjet në vendin delikat Veçse, duhet theksuar një gjë që të ngatërron zorrët në bark. Aftësia e kësaj maxhorance për të bërë propagandë. Në buzë të kraterit të kësaj zezone, Kryeministri dhe ministrat kujdesen maksimalisht të kurojnë imazhin para kamerave. Një dhunti tronditëse kjo, kur pulsi rreh gjetkë. Të shpërndarë andej-këndej “llërë përveshur”, zgjedhin fjalët, qerojnë zërin, rrisin tonalitetin e retorikës, tendosin muskujt e fytyrës për të na vikatur një gjë më të rëndësishme se vetë ekzistenca, atë se “shteti është pranë jush”! Më pranë rezulton fati apo kuraja personale e gjithsecilit, sesa dërdëllitjet e pushtetit! Kësaj here, Edi Rama nuk iku në Majemi. Nuk duhet të na mungojë kuraja për ta falënderuar. Ai ndenji këtu mes nesh. Ai nga televizioni na mban me gajret deri sa të pushojë shiu. Pastaj do të na qerasë me një kolazh barsaletash, batutash, qyfyresh e hokash për të na kthyer buzëqeshjen e trumhasur nga rrebeshi dhe vërshimi i lumenjve. Mbetet enigmë në ka reflektuar për mbylljen që u bëri kanaleve ndanë autostradës Tiranë-Durrës. Dystimi i tyre e zbukurimi me palma, të cilat po i grin sosja herë nga ngrica e herë nga uji, përmbyti për herë të dytë këtë arterie kryesore të komunikimit urban, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në makina, individëve, por edhe bizneseve ndanë saj.

Sigurisht do të ishte e pandershme që për llakerdinë e gati tri epokave të fajësojmë Edi Ramën e po kaq për teprinë e kësaj moqave, e cila derdh kazana e rreke ngado, por trajtimi i fatkeqësisë si mundësi për të bërë politikë mbetet i shpifur. Ministrat me supe të lagura e pa çadër japin dendur intervista ku demonstrojnë sakrificën e tyre vetëmohuese, teksa historia përsëritet. Kjo maxhorancë po hyn në vitin e pestë të qeverisjes dhe duhet ta kishte mësuar tashmë se dimri vjen vetë kësaj anë. Atë nuk e ngah opozita si kalë shale.

Veç në paskësh qenë surprizë politike e rilindjes shndërrimi i Shqipërisë në Venecia, atëherë po që nuk na mbetet tjetër veçse ta admirojmë këtë pamje ku gomonet lundrojnë rrugicave e korsive. Rama nuk na i kursen fotot e heroizmit në kërkim të personazhit pozitiv të socrealizmit. Ai na flet për virtytet virtuale të ekipit të tij. Qytetarët duhet të përzhiten për pikëllimin e tyre më shumë se për dramën e vet. Kamerat po bëjnë maksimumin që ta paraqesin gjithçka si dramë sentimentale të qeverisë! Nuk është hera e parë!

Mbetet për t’u parë se sa do t’i dëmshpërblejë zonat nën katastrofë natyrore! Vjen në qender të debatit pyetja a do ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme apo do të mjaftohemi me këshillat e Erjon Velisë se si të mposhtim panikun, si të ndihmojmë njëri-tjetrin, kur të hapim e mbyllim çadrën, të ecim apo jo me nxitim, të pimë kamomil apo çaj mali, si të ngjatetojmë komshinë, ta mbajnë apo ta bëjmë sh….në lumë e plot këshilla të vyera kësodore që darovisin të mirën dhe demoralizojnë të keqen. Çudi si nuk i buzëqesh qiellit e ta bëjë atë që të na risjellë diellin! Magjia e njeriu të mirë s’ka kufij.

Nëse llogaritet koha televizive, më shumë kanë në dispozicion vezirat tanë, sesa njerëzit, të cilëve u sillet koka vranull nga sytë e lemerisur të fëmijëve nën panik. Përtej “heroizmit të qeverisë në shekuj”, Ushtria meriton mirënjohje, pse jo edhe zonja Xhaçka, qe ende e pastërvitur me aktrimin qeveritar, duket se është sintonizuar me përpjekjet e njerëzve që drejton apo më shumë me ata që kanë nevojë për ta.

Çdo gjë tjetër ngjan një skenar i njohur me të gjitha pikat e larta e të ulëta të kurbës së tij. Fajin e ka gjithmonë shiu. Ai është një delenxhi që i duhet zbutur shpina dhe t’i bëhet më e butë se barku. Ndo Zot nuk nervozohen Damjan Gjiknuri dhe Niko Peleshi e ta rrahin me zinxhirë si Mbreti Kserksi detin. Problemi ynë është qeveria e lagur. Për sa kohë ajo të ketë mushkëritë me ftomë a ndonjë gjë më poshtë, Shqipëria përmbytet e ne do të dëgjojmë vetëm krisma zorrësh! Gjithsesi në këto rrethana Qeveria duhet mbështetur nga të gjithë. Jeta e njerëzve mbi gjithçka. Në shpëtimin e tyre ne duhet të jemi të gjithë bashkë./Panorama/

Tags: analizagjekmarkajQeveri e lagurshqiperi e permbytur
Previous Post

VIDEO/ Përmbytjet vendosin përfund fermerët e Kafarajt në Fier, luleshtrydhet i merr lumi

Next Post

Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe dhuron 1500 £ për të prekurit nga përmbytjet

droni

droni

Next Post
Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe dhuron 1500 £ për të prekurit nga përmbytjet

Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe dhuron 1500 £ për të prekurit nga përmbytjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.