Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës Nada Meçorapaj, i është gjendur pranë banorëve në zonat e përmbytura dhe ka bërë një pasqyrë të situatës në Novoselë, si zona më e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Sipas Meçorapaj në fshatin Brataj ka rrëshqitje dherash, ndërsa në zona të tjera rrezikohen banesa. “Në Vlorë dhe rrethina vazhdon gjendja e jashtëzakonshme. Novosela mbetet zona më e prekur. Aksi nga Kota deri në Kuç, aktualisht është i kalueshëm, me vështirësi. Sa kalon fshatin Brataj është aktivizuar një rrëshqitje e cila rrezikon të shembet dhe të bllokojë këtë aks, por mund të shoqërohet edhe me dëmtim banesash. Aksi Kote-Velçë, është i kalueshëm, ndërsa Velçë – Bashaj është i bllokuar si rezultat i rrëshqitjeve në disa zona”, vë në dukje deputetja e PD-së.
















