Ajo çka i druheshin instancat shtetërore, ka ndodhur. Argjinatura e lumit Vjosë është çarë dhe ka shkaktuar dëme katastrofike, duke përmbytur ddhjetëra fshatra në Vlorë e Fier. Situata më e rëndë paraqitet në fshatin Ferras të Fierit, aty ku niveli i ujit ka arritur në një metër nëpër shtëpi. Në pamjet që ka publikuar “BW” nga kjo zonë shihet sesi vërshimi i Vjosës ka bllokuar edhe një mjet të policisë. Furgoni i policisë është bllokuar në segmentin Kthesa e Qarrit-Ura e Mifolit, aty ku niveli i ujit arrin në një metër lartësi, duke rrezikuar seriozisht jetën e tre efektivëve. Teksa uji po i shtynte përpara ata janë shpëtuar nga Forcat e Armatosura.












