Edhe lumi Osumi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar një pjesë të mirë të fshatrave rreth tij.
Pas alarmeve nga fryrja e Vjosës, Shkumbinit dhe Erzenit gazetarët raportojnë se situata është duke u rënduar edhe në qarkun e Beratit, ku Osumi tashmë po vërshon jashtë shtratit të tij.
Në këtë video shihen pamje të frikshme të lumit që pas prurjeve të shumta vërshon në një rrjedhë aspak të zakontë.












