Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë arritur të shpëtojnë në mëngjesin e sotëm edhe këngëtarët e njohur shqiptarë Eranda Libohova, Kejsi Tola dhe tenorin e mirënjohur Kastriot Tusha, shkruan albeu.com i cili ka postuar edhe nje foto nga momenti.
Ata kanë qenë të katër në një makinë dhe po ktheheshin në Tiranë ën orën 4 të mëngjesit kur kanë mbetur në ujë pa mundëis dalje.
Makina e Eranda Libohovës është zhytur thellë në ujë duke rrezikuar edhe jetën e këngëtarëve të cilët fatmirësisht kanë marrë ndihmën e nevojshme.












