“Jemi të zhytur në ujë dhe nuk kemi asnjë ndihëm nga askush, ju lutem na ndihmoni, një nga pjesëtarët e familjes sime është pickuar nga gjarpri”.
Nuk kanë mjaftuar përmbytjet, mungesa e energjisë elektrike dhe i ftohti për një familje në Murqinë të Fushë Krujës.
Një familje ka raportuar se një prej pjesëtarëve të shtëpisë është pickuar nga gjarpri, teksa ka qenë duke lëvizur orenditë e shtëpisë të cilat janë nën ujë.












