Përmbytjet masive që përfshinë vendin kanë prekur shumë edhe Fushë Krujën. Janë evakuuar dhjetëra familje, por ende shumë njerëzit kanë mbetur në çatitë e shtëpive.
Aktualisht Forcat e Armatosura po ndërhyjnë me helikopter në fshatrat Derven dhe Mallkuç.
Banorët kanë hipur mbi çatitë e shtëpive në pritje të ndihmës.
Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë dy helikopterë.
















