• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Situatat problematike për çdo qark nga përmbytjet

droni by droni
1 December, 2017
in Kronika, Kryesore
0
DETAJE/ Situatat problematike për çdo qark nga përmbytjet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vlorë
Situata brenda qytetit të Vlorës paraqitet problematike. 25 familje janë evakuuar nga disa lagje dhe priten të largohen në tjera.
Shumë rrugë në qytetin e Vlorës janë bllokuar dhe të pakalueshme.

Durrës
Situata mjaft problematike paraqitet në zonën e Fushë Krujës, nën ujë është e gjithë zona; fshatrat e Fushë Krujës janë tërësisht të mbuluar me ujë, gjithashtu edhe një pjesë e qytetit.
Ndërkohë janë përmbytur edhe dy stacionet e pompave në Fushë Krujë. Fshatrat më shumë problematike janë Bilaj, Bubq etj. Në Fushë Kruje aktualisht janë nën ujë edhe pjesë të fshatrave të cilat nuk janë përmbytur asnjëherë më parë.
Aksi Fushë Krujë – Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë Krujë ka dalë uji në rrugë.

Lezhë
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Mamurras, ku për pasojë është shembur ura e mbi lumin e “Drojes”.
Nga shembja e urës është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin Laç­Fushë Krujë.
Ndërkohë vijon që lumi “Droje” të ketë prurje të shumta.

Fier
Situata paraqitet mjaft problematike edhe në qytetin e Fierit, ku reshjet e dendura të shiut nuk kanë munguar gjatë gjithë natës, të cilat janë shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike. Lumenjtë Seman dhe Gjanica janë paraqitur në nivele jo probleme deri më tani.
Ndërkohë, që Vjosa është në gjendje kritike dhe pritet të dalë nga shtrati nga ora në orë.
Rrugët vazhdojnë të jetë të hapura dhe të mos ketë probleme.

Gjirokastër
Mjaft e rënduar situata është edhe pjesën rrugorë të vendit. Aksi nacional Gjirokastër Kakavijë vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të erozionit të krijuar nga ujërat në një pjesë të rrugës. Edhe zonat Zhulatit dhe e gjithë zona e Drinos janë në situatë mjaft kritike.
Tashmë dhjetëra familje janë të evakuuar.
Si pasojë e intensitetit të lartë reshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq – Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.

Tiranë
Situata paraqitet mjaft problematike edhe në kryeqytet, ku Forcat e Armatosura kanë punuar gjatë gjithë natës për të evakuuar banorët, që ndodheshin nën ujë. Problemet janë shfaqur që gjatë orëve të mbrëmjes, ku u bllokua autostrada Tiranë – Durrës, e cila është zhbllokuar pjesërisht.
Situata vijon të jetë kaotike, ku vetëm njëri aks është i kalueshëm me vështirësi. Në “City Park” u përdoren gomonet për të evakuuar të gjithë personat e mbetur aty, ndërsa në Vorë u përdorën ekskavatorët për evakuimin e dy familjeve që kishin mbetur në shtëpitë e tyre të rrethuara nga uji. Ndërkohë është punuar edhe në zona të tjera ku ka pasur familje të përmbytura, më konkretisht në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, në Yrshek, tek Ura Gjolës, pranë “QTU”.
Gjatë natës kanë punuar rreth 400 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe efektivë në terren, në zonën e Dervenit, në Arramejas. Po ashtu 22 banorë janë evakuuar në fshatin Hasan, në Krujë.
Ndërkohë situatë problematike paraqitet në fshatrat rreth lumit Ishëm, i cili ka dalë nga shtrati duke hyrë brenda në shtëpitë e banorë
Autostrada ne drejtimin Tiranë – Durrës është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranës është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.
Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës – Vorë – Rinas-Laknas – Kamëz deri në një njoftim të dytë.

Korçë
Reshje të dendura shiu gjatë orëve të natës, por edhe në këto moment kanë shfaqur mjaftë problem. Aksi Lozhan – Moglicë është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.
Probleme janë shfaqur edhe ne aksin Bilisht – Kapshticë, pasi ka pasur rrëshqitje gurësh, por pas ndërhyrjes është zhbllokuar ky aks. Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7orësh. Rrezikohet të përmbytet Fusha e Maliqit, e cila është pika më delikate në Qarkun e Korçës.
Ndërsa në Pogradec situata akoma paraqitet normale. Aktualisht nuk ka bllokime apo evakuime.

Kukës
Pa energji në Bashkinë Kukës janë 2 875 abonentë. Mësohet se kanë mbetur në errësirë Bashkia Has, Njësia Administrative Gjinaj (Fshatrat Kishaj e Pogaj), gjithsej 35 abonentë.
Në Tropojë është pa energji elektrike Bytyç, Tropojë e Vjetër Qendër, gjithsej 288 abonentë. Në shkallë Qarku janë pa energji 3198 abonentë. Për të ndërhyrë në riparimin e avarive janë përdorur 7 mjete transporti e 45 punonjës nga OSHEE. Janë shtuar mbi mesataren prurjet e lumenjve e të përrenjve, por pa probleme për përmbytje. Nuk ka probleme në drejtim të objekteve me rrezikshmëri si rezervuarët, të cilët janë nën kontroll me te gjithë elementet e sigurisë.
Në ora 07:00 prurjet në Liqenin e Fierzës janë 2000 m3/s.

Tags: permbytjetqark
Previous Post

KËSHILLA/ Kujdes! Ja çfarë duhet të kini parasysh përballë kësaj situate me shi e erë!

Next Post

ALARMI/ Braktisni shtëpitë, shpëtoni kokat

droni

droni

Next Post
ZONAT PROBLEMATIKE/ Përmbytjet, Emergjencat Civile bëjnë panoramën e dëmeve dhe paralajmërojnë…!

ALARMI/ Braktisni shtëpitë, shpëtoni kokat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.