Trupi i pajetë i një personi që ishte deklaruar i zhdukur prej mëse një jave nga familjarët është gjetur nga efektivët e policisë së Tropojës. Trupi i pajetë i 56-vjeçarit J.M është gjetur mbi 80 metra poshtë një shkëmbi, në një zonë shumë të thepisur e pyjore, ndërsa ka dyshime se ai ka rrëshkitur nga lart. Vendi ku u gjet trupi është midis fshatrave Klysyrë dhe Shoshan. Sipas familjarëve J.M. kishte shkuar në mal me baëgti në datën 24 nëntor, por nuk ishte kthyer në shtëpi. Ishte e bija e tij, e cila bëri kallëzimin në Polici për të nisur kërkimet për të.











