Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shpallur mesidtën e sotme vendimin për Ferdinand Rukon, i cili vrau bashkëshorten e tij, Liliana Ruko, duke e hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonin. Ruko ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me burgim të përjetshëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 35 vite burg. Ngjarja e rëndë në Fier ndodhi vitin e kaluar.











