Forcat e ushtrisë ia dolën të evakuojnë sonte 13 perosna të bllokuar mes ujit në Valias të Tiranës. Ata priten të strehohen sonte në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr, bën me dije Ministria e Mbrojtjes.
Sipas njoftimit, jane evakuuar njerezit, ndersa mjeti zjarrfikes qe ka ngecur eshte e pamundur te nxirret.

Zjarrfikësja e stacionit nr.3 të Kodër Kamzës u bllokua sot në Valias në thellësinë 1.5 metra me ujë pasi kishte shkuar të evakuonte 10 banorë, 5 prej të cilëve fëmijë.
Në videon më poshtë tegohet momenti i ndërhyrjes së fadromës, e cila ka bërë të mundur edhe nxjerrjen e një automjeti që po ashtu kishte mbetur i bllokuar në të njëjtën zonë.

Efektivë të Forces Tokesore me dy mjete te kalueshmerise shkuan per evakuimin e banoreve. 13 persona u tha se kishin mbetur të bllokuar brenda automjetit të zjarrfikëses në Kamëz. Në vendin e ngjarjes ishte edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari.














