Sot, rreth orës 12:50, në lagjen Nr. 14, Shkozet O. F., 28 vjeç, duke montuar ashensorin në një pallat në ndërtim e sipër ka rënë nga lartësia.
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, njofton zyrtarisht Policia e Durrësit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











