Dy ditë më parë në një atentat me eksploziv në Vlorë mbeti i gjymtuar 25 vjeçari Inez Hajrulla, ndërsa policia është ende duke hetuar për të zbuluar prapskenat e kësaj ngjarje të rëndë. Ndërkohë familjarët e 25-vjeçarit nga Vlora, kanë deklaruar dyshimet e tyre për autorët e mundshëm dhe pistat ku mund të zhvillohen hetimet. Për “Neës 24”, familjarët e të riut që ndodhet në reanimacion në Spitalin e Traumës, thanë se nuk kanë komunikuar prej vitesh me të afërmit, që janë vrarëë më parë në dy ngjarje të bujshme në Vlorë dhe Durrës. “Ne i kemi dhënë pistat ku dyshojmë në dëshmitë që kemi bërë në polici. Atentati që iu bë djalit nuk ka lidhje me vrasjen e të afërmëve tanë. Me ata nuk kontaktonim prej vitesh. Dy personat e vrarë ishin kushërinjtë tanë të largët”, janë shprehur familjarët. Ata gjithashtu konstatojnë se Inezi lëvizte lirisht në çdo qytet të Shqipërisë dhe se nuk ka pasur konflikte në Durrës.












