Gazetarja e “Aldo Morning Show” për qytetin e Durrësit ka raportuar se një adoleshente 16-vjeçarja ka kërcënuar të dashurin e saj se do ia nxijë jetën pasi ka zbuluar mashtrimin e tij. Vajza ka marr vesh se i dashuri i saj ishte i fejuar me një vajzë tjetër dhe madje kishte caktuar ditën e dasmës me të, ndërkohë që i mbante të dyja lidhjet paralele.
Gazetarja ka rrëfyer edhe se vajza e mbulonte financiarisht djalin për çdo shpenzim.
“Një 16-vjeçare e cila i jepte gjithçka të dashurit të saj, madje e mbante edhe me para, është zhgënjyer prej tij. Shumë vonë adoleshentja ka kuptuar se ai kishte një tjetër, madje kishte caktuar edhe datën e dasmës. Pasi ka marrë këtë lajm 16-vjeçarja i ka kërcënuar të dy duke iu thënë se do t’iu nxijë jetën”, tha gazetarja.












