• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/ SHBA-të me strategji të re për Ballkanin, ‘luftë’ Rusisë

droni by droni
28 November, 2017
in Uncategorized
0
RAPORTI/ SHBA-të me strategji të re për Ballkanin, ‘luftë’ Rusisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare, do të mbledh të mërkurën në Washington ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit dhe ekspertë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut, për të parashtruar ide dhe propozime të reja rreth politikave që mund të ndiqen në Ballkan dhe për të nxitur një angazhim të ri amerikan në rajon. Para takimit forumi publikoi një raport mbi Strategjinë e re amerikane në Ballkan që vlerëson gjendjen aktuale në rajon dhe propozon hapat konkret për angazhimin e Shteteve të Bashkuara. Në raport thuhet se pas një dekade dhune në vitet e 90-ta, mendohej se Ballkani Perëndimorë është në binarët e qëndrueshmërisë. Premtimi për integrime euro -atlantike do të ndihmonte vendet e dala nga ish Jugosllavia që të zbatojnë reformat e dhimbshme të brendshme dhe do të shtynte rajonin drejt bashkëpunimit më të ngushtë që do të ndihmonte shërimin e plagëve të luftërave. Raporti thekson se ka pasur përparim duke përmendur anëtarësimin e Sllovenisë e Kroacisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë e Malit të Zi në NATO. Të trimëruar nga këto suksese, angazhimi evropian dhe amerikan u zbeh me kalimin e kohës, duket për shkak të një besimi pasiv në rrugëtimin e pashmangshëm të rajonit, thuhet në raport. Rezultatet ishin të parashikueshme. “Institucionet edhe ashtu të dobëta u goditën nga vala e migruesve dhe refugjatëve që po iknin për në Evropë. Papunësia e vazhdueshme, grindjet politike dhe korrupsioni i përhapur janë recetë për radikalizimin e popullsisë së re myslimane. Dhe përgjatë dy viteve të fundit janë parë përpjekje tronditëse të Rusisë për të shfrytëzuar patologjitë e vazhdueshme të rajonit për të rrënuar projektin evropian”. Ndonëse rajoni edhe më tej gjerësisht synon t’i bashkohet perëndimit, rezultati përfundimtar nuk duhet të merret si i mirëqenë. Shtetet e Bashkuara, posaçërisht, mund dhe duhet të luajnë rol thelbësorë. “Ne duhet t’i japim zë pikëpamjes së qartë e të përbashkët për rajonin dhe të bashkërendohemi me Bashkimin Evropian për të rivendosur qartësinë e synimeve të përbashkëta transatlantike”. Përtej kësaj, theksohet në raport, janë disa hapa konkretë që Shtetet e Bashkuara duhet të marrin për të ndihmuar qëndrueshmërinë aq të nevojshme në rajon:

– Vendosjen e një pranie të përhershme ushtarake në Evropën juglindore; Një veprim i tillë do të demonstronte një angazhim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë në rajon dhe do të forconte aftësinë afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për të ndikuar mbi zhvillimet. Kampi Bondsteel në Kosovë është ideal për këtë qëllim. Trupat do të ndihmonin forcimin e mundësive të autoritete vendase për të parandaluar terrorizmin nëpërmjet stërvitjeve dhe shkëmbimit të praktikave më të mira dhe do të ofronin ndihmë në rast të katastrofave humanitare. Veprimi do të dërgonte po ashtu një mesazh të qartë në rajon se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të penguar përmbysjen e rendeve ekzistuese – një gjë që aventurizmi rus e ka trimëruar.

– Ndjekja e një afrimi ‘historik’ me Serbinë: Kjo nuk është aspak një qasje e re, por ka nevojë për një përpjekje më të fuqishme në kontekstin e angazhimit të përtërirë në rajon. Beogradi mund dhe duhet të jetë një partner dhe aleat i ngushtë në rajon, por mund të jetë i tillë vetëm nëse fillon distancimin e tij kuptimplotë nga Rusia dhe në këtë çështje Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të bëjnë kompromis.

– Rivendosja e namit të Shteteve të Bashkuara si ndërmjetës i ndershëm: Mbyllja e syve para autoritarizmit të udhëheqësve të rajonit, mund të ishte e dobishme për një kohë të shkurtër. Por, ndjekja e verbër e stabilitetit me çmimin e përparimit në zhvillimin demokratik, praktikisht garanton vazhdimësinë e patologjive që kanë pllakosur rajonin. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO paraqet një mundësi për të ndihmuar një partner në zhvillim që të veprojë drejt në përkushtimin e tij për reforma të thella demokratike. Depërtimi i reformatorëve pro evropian në Maqedoni, paraqet një mundësi tjetër. Shtete e Bashkuara duhet të nxisin përpjekjet për të përgatitur Athinën dhe Shkupin që të bëhen aleatë dhe t’i bashkohen BE-së për të çuar bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës drejt përmbylljes.

– Mbështetja për sipërmarrësit dhe të rinjtë e rajonit: Asnjë nga këta hapa nuk ka kuptim pa trajtuar perspektivat afatgjata ekonomike për të rinjtë e rajonit, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen me partnerët evropianë për të krijuar mundësi kuptimplota ekonomike për qytetarët e rajonit. Bashkimi Evropian, thuhet në raport, është dhe duhet të mbetet lojtari kryesor në Ballkanin Perëndimorë, duke përkushtuar më shumë burime, mjete, kapital njerëzor dhe vëmendje politike për rajonin sesa Shtetet e Bashkuara. Nuk do të ketë të ardhme të ndritshme për Evropën juglindore pa BE-në dhe udhëheqjen e saj. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë një autoritet të veçantë që mund të përdoret për të çuar përpara interesat e tyre për të siguruar që rajoni të mos bëhet më eksportues i problemeve serioze, aq më pak të konflikteve. /VOA/

Tags: "lufte" rusiseKeshilli i Antalntikutstrategjia e SHBa per Ballkanin
Previous Post

Zbulohet dhe goditet rrjeti italo-shqiptar i kokainës, 11 të arrestuar

Next Post

Artikull surprizues i ‘Sputnik’: Luftë Kosovë – Mali i Zi, në konflikt përfshihet Shqipëria

droni

droni

Next Post
Artikull surprizues i ‘Sputnik’: Luftë Kosovë – Mali i Zi, në konflikt përfshihet Shqipëria

Artikull surprizues i ‘Sputnik’: Luftë Kosovë - Mali i Zi, në konflikt përfshihet Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.