Kryeministri Edi Rama nga Vlora, ku ndodhet së bashku me me Presidentin Ilir Meta dhe Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara për Ditën e Pavarësisë, ka zgjedhur të urojë shqiptarët me rastin e festës së Flamurit. ” Të gjithë shqiptarëve kudo janë, nga Vlora u uroj gëzuar 105- Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, teksa shpërndan edhe një një foto-mesazh, që simbolizon bashkimin me Kosovën.












