Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Tiranë mbrëmjen e sotme në zonën pranë “ish Parkut të Autobusëve” dhe një persona ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve të para, të pakonfirmuara zyrtarisht nga Policia, i plagosur ka mbetur një efektiv policie, Ermal Bregu, një efektiv i repartit special RENEA.
Efektivë të policisë ndodhen në vendngjarje dhe një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjen.















