Në aktivitetet që janë parashikuar të mbahen në Vlorë me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nuk do të marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Mediat kosovare njoftojnë se arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes në këtë ceremoni është kthimi në Kosovë për një takim të nivelit të lartë me një zyrtare të SHBA-ve. Në aktivitetet e Vlorës do të marr pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.












