Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me një vendim të marrë mëngjesin e sotëm ka lënë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri. Miri akuzohet për veprën e korrupsionit aktiv dhe u arrestua pak ditë më parë në Tiranë, teksa në shtëpi iu gjetën edhe 300 milionë lekë. Mësohet se ish-anëtari i KLD-së prej 4 ditësh ka qenë i shtruar në Spitalin e Burgut në gjendje të rëndë shëndetësore.












