Mëngjesin e sotëm, jugu i Shqipërisë është goditur nga dy tërmete. Siç raporton TCH, tërmeti i parë me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar në orën 07:18, me epiqendër 8 kilometra në veriperëndim të Gjirokastrës. Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga një lëkundje e dytë, më e lehtë me magnitudë 2.8 ballë. Nuk ka të dhëna për dëme materiale.











