Pas përfundimit të ceremonisë zyrtare që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte organizuar për pritjen e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, dy homologët kanë udhëtuar drejt Gjilanit. Nën rreshjet e dëborës dhe tinguj e këngëve patriotike luftarake, Thaçi dhe Meta kanë zbuluar sot shtatoren madhështore të Idriz Seferit në Gjilan, në kuadrin e manifestimit për 28 Nëntorin.














