Princ Harry do martohet me të dashurën e tij, aktoren amerikane Meghan Markle shumë shpejt.
Princi, i pesti në radhë për fronin do kurorëzojë dashurinë e tij me martesë në pranverë të 2018 dhe do jetojnë në Pallatin Kesington në Londër.
Çifti, të cilët kanë nisur romancën që në verë të 2016 dhe u fejuan në një ceremoni sekrete këtë muaj.
Ata pozuan jashtë pallatit ku princi tha se ishte tepër i emocionuar. Aktorja Markle u shfaq me një pallto të bardhë ku mbante e lumtur dorën e Harry duke treguar unazën e fejesës.












