Në qytetin e Fierit paraditen e sotme është djegur një makinë teksa ka qenë në ecje. Drejtuesi e ka ndaluar makinën dhe ka dalë jashtë saj, duke mos pësuar lëndime. Policia ka bërë të ditur se makina tip ‘Ford Fiesta’, dyshohet të ketë marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.











